Fëmija juaj mund të lexojë dhe të dëgjojë tekse ; ai mund t’i bëjë vetë regjistrimet. Këshillat e dhëna, janë përkthyer në gjuhën tuaj në mënyrë që edhe ju ta ndihmoni atë.
Pyetjet e teksteve janë përkthyer gjithashtu. Ju mund të shkëmbeni me fëmijën tuaj, në gjuhën në të cilën ju flisni më lirshëm. Këto shkëmbime do të ndihmojnë fêmijën tuaj të kuptojë tekstin me anë të përgjigjeve. Gjithashtu, falë pyetjeve, ju mund të bisedoni rreth temave që kanë lidhje me tekset e mësuara. Për shembull, teksti i koalës ju jep mundësinë të bisedoni me fëmijën tuaj rreth kafshëve, preferencave të tyre, mënyrën e të ushqyerit, habitatin e tyre, etj.

Përdorimi i Makinës së Leximit 1

Makina e leximit ndihmon fëmijën tuaj të punojë leximin me zë të lartë, vetëm ose me ju.
Për të lexuar saktë dhe rrjedhshëm, është shumë e rëndësishme që fëmija juaj të kuptojë tekstin që ai dëgjon. Prandaj edhe ju mund t’a dëgjoni tregimin me fëmijën tuaj dhe më pas t’i bëni atij pyetje për të verifikuar se çfarë ka kuptuar. Dhe, nëse është e nevojshme, t’ia shpjegoni përseri historinë e sapo dëgjuar.

Disa etapa

Etapa 1

Kur hapni aplikacionin, ju propozohen disa histori. Mjafton të klikoni në tregimin e zgjedhur.

Etapa 2

Ju mund të zgjedhni nivelin e vështirësisë së ushtrimit që duhet të bëni. Niveli 1 është më i lehti kurse 3 më i vështiri . (Ju mund të ndryshoni nivelin e vështirësisë në çdo moment).
Më pas shtypni shigjentën për të vazhduar.

Etapa 3

Fëmija juaj dëgjon me vëmendje fillimin e tregimit. Nuk shfaqet asnjë tekst por vetëm një imazh, në mënyrë që ai të përqëndrohet tek dëgjimi i tij. Ju këshillojmë të dëgjoni bashkë me të dhe më pas t’i bëni pyetje rreth asaj se çfarë ka kuptuar përpara se të kaloni në etapën tjetër.

Etapa 4

Ju kërkohet të lexoni fjalinë e propozuar dhe t’a regjistroni atë (shtypni sustën blu). Nëse fjalia është shumë e vështirë oue shumë e lehtë, susta « niveau » (nivel) ju lejon të ndryshoni nivelin e vështirësisë.
Fëmija mund të ushtrohet në lexim përpara se të fillojë regjistrimin ose mund të nisi menjëherë regjistrimin.
Shtypni sustën STOP kur mbaroni leximin e fjalisë.

Etapa 5

Fëmija mund të dëgjojë atë çfarë ka regjistruar (susta portokalli).
Fëmija mund t’a regjistrojë përsëri fjalinë (susta blu me mikrofon)
Mund ndryshojë nivel (susta jeshile)
Mund të kalojë në etapën tjetër (susta blu me shigjetën e bardhë)

Etapat e tjera

Përsëritni dy herë etapat : 3 deri 5 dhe më pas dëgjo fundin e tregimit.

Dëgjimi dhe/ose regjistrimi

Fëmija mund të dëgjojë përsëri të gjithë historinë me regjistrimet. Dy mënyra :
• fëmija dëgjon direkt historinë. Ai shtyp imazhin e fëmijës që lexon. Më pas, ai mund t’a regjistrojë në tabletë duke shtypur sustën blu ose të dali nga aplikacioni nëse ai nuk dëshiron t’a ruaj atë.
• fëmija e regjistron historinë përpara se t’a dëgjojë për t’a ruajtur. Il shtyp shigjeten. Ai duhet të shkruajë emrin e tij. Historia regjistrohet në tabletë. Ai mund t’a gjejë atë në faqen e parë të aplikacionit, lart djathtas, në rubrikën « histoires enregistrées » (histori të regjistruara) dhe mund t’a dëgjojë atë sa herë që ai dëshiron.  

E njejta histoire mund të regjistrohet disa herë sipas nivelit të vështirësisë.

Histori